Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale.
Kryeministri Rama duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve jashtë, atyre të Greqisë, atyre të Italisë, atyre të Evropës dhe të mbarë botës, kudo ku janë, u tha se, “ky është momenti ynë, është momenti i përputhjes së fateve”.
“Nuk e kemi pasur këtë moment në asnjë moment tjetër të kohës qysh se jemi çliruar nga makthi dhe nga kthetrat e diktaturës komuniste dhe kemi hyrë në rrugën e Evropës për t’u bërë një ditë pjesë e pandarë dhe e pandashme e Bashkimit Evropian”, tha Rama.
“Këtë moment që na ka përputhur fatet, fatin tonë evropian i mishëruar në ambicien, në dëshirën, në këmbënguljen në ëndrrën shumë të vjetër për të qenë pjesë e BE dhe fatit të vetë BE-së që sot është i mishëruar në ambicien dhe dëshirën për të zgjeruar radhët dhe për të përfshirë anëtarë të rinj”, u shpreh Rama.
“Ne gjendemi aty në vendin e duhur, në kohën e duhur, vendi që ata duan të përfshijnë bashkë me Malin e Zi. Të dyve na konsiderojnë pararojë për të gjithë ato që kemi arritur të bëjmë por edhe për arsyet gjeopolitike”, theksoi Rama./atsh.al
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ...