Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi dje një takim me shqiptarët e Athinës, të cilëve u kërkoi votën në 11 maj për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
Ky ishte takimi i dytë i kryeministrit Rama me shqiptarët e Athinës, i zhvilluar në kuadër të turit të takimeve me diasporën, ndërkohë që në gjithë Greqinë kryeministri ka zhvilluar gjithsej 4 takime përfshirë ato në Selanik dhe në Kretë.
Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky takim, ku morën pjesë shqiptarë që jetojnë në Athinë.
“Me emocionin e një të diele kuqezi në Athinë”, shkruan Rama krahas videos.
Turin e bashkëbisedimit me diasporën, Kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, Greqi, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.
Në 26 tetor 2024, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e 11 majit për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.
Në 3 nëntor 2024 Rama u takua me shqiptarët në Selanik, ndërsa në 24 nëntor 2024 me shqiptarët në Londër.
Ndërsa në 30 mars 2025, Rama zhvilloi takimin me shqiptarët e Kretës, të cilëve u premtoi ngritjen e Konsullatës Shqiptare në Kretë./atsh.al
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...