Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për te dytën herë, së bashku me zyrtar të tjerë të kryeministrisë, iu bashkua fushatës vullnetare për dhurimin e gjakut. Në ambientet e Kryeministrisë u vendos njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili sot nisi edhe fushatën e dhurimit të gjakut.
Ky kontribut do të shkojë në mbështetje të jetës për fëmijët talasemikë.
“Meqë jemi pranë 1 Qershorit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjakut dhe meqë në periudhën e verës mangësia për gjak është më kritike atëherë unë iu bëj thirrje të gjithëve që ta bëjmë këtë akt dhurimi sepse jo vetëm do të ndihmojmë fëmijët për të vazhduar të jetojnë por edhe do të ripërtërijnë jetën dhe organizmin e tyre,” tha Rama.
Edhe mjekët bëjnë apel që të dhurohet gjak sa më shumë, pasi secili prej nesh duhet të mendoj që një ditë mund të jetë ai që di ketë nevojë për gjak.
Muajt më të vështirë për gjak janë ata të verës, ku edhe numri i aksidenteve është më i lartë dhe si pasojë rezervat e gjakut mbarojnë më shpejt.
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar
Zhegrova reagon pas fitores së Juves ndaj Romës: Koha do ta ...
E rëndë: 20 vjeçari shqiptar qëllohet me armë nga policia it...
LVV sot mban tubim në Hajvali, merr pjesë Kurti