Pas pushimeve të verës, Partia Socialiste është rikthyer në punë. Edi Rama mblodhi në Elbasan grupin parlamentar, ndërsa pas takimit u shpreh se Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë.
Rama theksoi se të gjithë duhet të bëjnë më shumë dhe këtë ai e nisi nga vetja.
“Këtu jemi mbledhur që t’iu ftoj në një reflektim të thellë, por të shpejtë, të cilin dua ta nisim për ta kryer në javët e ardhshme së bashku. Një reflektim se si do të vazhdojmë përpjekjen tonë, si skuadër dhe si individ. Si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar nga bashkëqytetarët tanë një mandat tjetër, të tretin radhazi. Po e nis nga vetja, atë që në fakt jam mësuar ta bëj me veten rregullisht. Çfarë duhet të bëjë unë më shumë dhe më mirë për të merituar respektin e atyre që më besuan drejtimin e Shqipërisë? Shqiptarët e kanë të qartë se nuk e kanë sot një kryeministër më të mirë, por a jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ata? Po ju a jeni deputetët më të mirë? A është kjo që kemi bërë deri më sot më e mira që ne mund të bëjmë për ata?”.
“Shqiptarët nuk e kanë sot një alternativë më të mirë dhe këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo që nuk u mjafton”, u shpreh Rama./ A2 CNN
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali