Ura e Viroit në Gjirokastër po shkon drejt përfundimit, duke u shndërruar në një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje, duke theksuar se projekti i realizuar nga ARRSH do të garantojë lëvizje të pandërprerë dhe të sigurt gjatë gjithë vitit, duke shmangur problemet e përmbytjeve që kanë ndërprerë qarkullimin në të kaluarën.
Punimet përfshijnë ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe një tombinoje që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drino.
Gjithashtu janë realizuar strukturat sipas kategorisë së rrugës C2 dhe përmirësimi i nyjeve në hyrje e dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit.
“Ura e Viroit do të sjellë përfitime të mëdha, si për lëvizjen e mjeteve, ashtu edhe për zhvillimin e zonës,” deklaroi Kryeministri Rama, duke nënvizuar rëndësinë e saj për sigurinë rrugore dhe përmirësimin e lidhjes rajonale.
Me një gjatësi prej 33 metrash dhe gjerësi 7 metra, ura e re ka dy korsi, duke kontribuar në një infrastrukturë transporti të qëndrueshme ndaj kushteve klimatike.
E vendosur në aksin SH4 drejt pikës kufitare të Kakavijës, ajo pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit, të rrisë sigurinë gjatë përmbytjeve dhe të lidhë më mirë komunitetet e Jugut të Shqipërisë.
Përfundimi i kësaj vepre do të sjellë jo vetëm lehtësim të qarkullimit, por edhe më shumë mundësi për punësim, arsim, shëndetësi dhe akses në tregje, duke e bërë urën e Viroit një element kyç për zhvillimin ekonomik e social të rajonit.
Ura e Viroit në Gjirokastër po shkon drejt përfundimit, duke u shndërruar në një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës.
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”