Edi Rama tha se qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Sipas Ramës, ky është një vendim i qytetarëve, i cili do të zbatohet dhe që do të hapë një front të ri punësimi.
“Do të legalizojmë kanabisin për qëllime mjekësore dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike. Ajo që qytetarët kanë thënë do të bëhet, nuk ka diskutim për të”, tha Rama.
Më shumë se 308 mijë persona nga 560 mijë që kanë marrë pjesë në anketën e Këshillimit Kombëtar i janë përgjigjur pozitivisht pyetjes se nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Pyetjes i janë përgjigjur negativisht 148 mijë pjesëmarrës në anketë, ndërsa 51 mijë të tjerë nuk kanë pasur një mendim për të.
Megjithatë, duhet të theksohet se në pyetje nuk parashikohet legalizimi i kanabisit për përdorim vetjak./A2Cnn
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...