Edi Rama ka dalë sot për herë të parë rrugëve të kryeqytetit që prej nisjes së karantinimit, për t’iu kërkuar të njerëzve që të qendrojnë në shtëpi.
Kryeministri urdhëron të moshuarit me pranë zonës së “Vasil Shantos”, në Tiranë, që të shkojnë në shtëpitë e tyre.
“A mundësi të shkosh në shtëpi! Shko në shtëpi sepse infekton veten dhe të tjerët. A ka mundësi të ikësh, mos e zgjat.”- raportohet ti ketë thënë Rama një të moshuareje.

Rama shihet pranë qytetarëve pa doreza dhe pa maskë, ndërkohë që rrotull tij janë mbledhur një grumbull i madh qytetarësh, të shtyrë edhe nga kurioziteti i pranisë së tij.
Kryeministri Edi Rama është shoqëruar në terren edhe nga drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliut.lapsi.al
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...