Tiranë, 17 dhjetor – Menjëherë pasi studentët vendosën të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar 3 nyje nevralgjike të qarkullimit në Tiranë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një postim në Twitter.
Rama sërish i cilëson studentët që protestuan sot para zyrës së tij si militantë të PD dhe LSI dhe thotë se janë mësuar prej Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës për të bllokuar rrugët dhe dialogun që u kërkon ai.
“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”, pyet Rama studentët protestues.
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...