Kryeministri e njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka replikuar sot sërish me drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.
“Edhe në fund të botës me ik po me një vrimë i bie atij fylli. Po boll, se nuk e ke kuptuar akoma më duket se nuk ke as fyell më. Bufi ta dha, bufi ta mori. Tani çfarë të bëj unë, të nxora nga vrima, po fyllin tim nuk ta jap dot. Kështu që jepi drejtim artist. Jepi gaz. Ndërro shiritin se erdhi 11 maji dhe ngele me Hysenin dhe me Pëllumin, Lul”, shprehet Rama në rrjetet sociale.
Basha tha nga Athina sot se tramin nuk e deshi Rama, pasi nuk vidhte dot edhe pse, sipas tij, ishte një projekt me mbështetjen e Francës.
Rama iu përgjigj se, “më kërkuan tram këtu në Vlorë dhe i thashë: Tramin vetëm Luli mund t’jua bëjë. Unë me tramin tat, larg qoftë, o Lul. Ajo është vepra jote. Ne mezi e kishim prit atë tram dhe sot s’ka qytetar në Tiranë që s’të bekon kur hypën në tram. Mua vetëm më vjen keq që turistët nuk e dinë kush e ka bërë. “Një mrekulli, – thoshte një francez, – isha në tram edhe nuk desha me dal mo. Një mrekulli. Lanet Parisi”.
“Ishte Franca mbrapa, por unë i thashë presidentit. Je i madh. E di çfarë m’u kujtua kur më tregove si bëje sikur flisje me Departamentin e Shtetit në sy të atyre injorantëve aty ke SHQUP-i dhe i thoshe e mbylla qeveri teknike pa Ramën, ka marrë fund, vazhdojmë. Ec aty, “agapi mu sagapo” (të dua dashuri – shën. i red.)”, u shpreh Rama.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...