Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së.
Megjithëse më parë vetë kryeministria kishte njoftuar udhëtimin e Ramës drejt Brukeslit nga burime të konfirmuara thuhet se Rama e ka anuluar pjesmarrjen ku ishte parashikaur që rreth orës 14:30, kryeministri të merrte pjesë në panelin “EU Enlargement Summit”.
Po të njetat burime thonë se Rama ndodhet në kryeministri që prej orëve të para të mëngjesit të së martës.
Rama pritej që së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të diskutonin progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit.
Samiti bashkon liderët e vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së për të diskutuar mbi të ardhmen e procesit të integrimit europian.
Shqipëria vazhdon të konsiderohet një nga vendet më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, me objektivin e qartë për t’u bërë pjesë e BE-së deri në vitin 2030./Euronews
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë