Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar balerinin shqiptar Ilir Shaqiri, i cili ka ndërtuar jetën dhe karrierën mes Shqipërisë dhe Italisë.
Rama tha se është rritur interesi i shtetasve italianëve për të vizituar Shqipërinë, madje edhe kërkesat për të blerë banesa apo dhe për të jetuar në vendin tonë.
Kryeministri theksoi se gjatë vitit 2024 Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1 milion turistë italianë.
“Vjet kemi arritur në pak më shumë se 1 milion vizitorë nga Italia, ku patjetër një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por pjesa dërrmuese janë italianë. Dhe mua më marrin më pyesin ‘si vihet, ku vihet, duam të vijmë në Shqipëri, duam të blejmë shtëpi’”, tha Rama ndërsa shtoi se tashmë ka ndryshuar shumë edhe perceptimi për shqiptarët në Itali.
Balerini Shaqiri tregoi eksperienca personale, ku shumë italianë interesohen për të kaluar pushime në Shqipëri.
“Më pyesin ku të shkojmë në veri apo në jug, ku kënaqemi më shumë, ku është më lirë”, tha Shaqiri./rtsh.al/
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...