Qytetarët i nisin foto në whatsapp, Erion Veliaj nis punimet

23:24 | 17 Janar 2017
Trina Galanxhi

“Bashkia e Tiranës ka dy vite që ka ndryshuar. Korrekte me qytetarët, shtrim rrugësh, projekte për një Tiranë ndryshe e mbi të gjitha në kontakt me çdo shqetësim që kanë banorët. Natyrisht nuk ka bërë mrekullinë, por po punojnë dhe mbi të gjitha janë njerëzorë”, shprehen banorët e bllokut afër zyrave të LZHK-së në Tiranë në njësinë 5.

“Kishim një shqetësim sot”, tregon fillimisht Albert Lohi.

“Trotuari i ri dhe rruga shumë e mirë e bllokut ku banojmë u prish mbrëmë nga shofer i pasjellshëm, i cili prishi pllakat dhe një brez trotuari. U mblodhëm sot banorët e pallatit dhe dikush gjeti numrin e Erion Velisë. Bëmë fotot e trotuarit të shkatërruar mbrëmë. Ia nisëm te whatsapp i Veliaj”, vazhdon të tregojë Berti. “Nuk vonoi dhe kryetari i Bashkisë na nisi një sms: Duroni! Për dy orë e keni të rregulluar.Banorët thanë se ” na e tha sa për të na hequr qafe”, tregon më tej Berti.

“Nuk vonoi dhe erdhi një grup specialistësh nga ndërmarrja e bashkisë dhe filluan riparimin e trotuarit. Nga ora 12.00 gjithçka mbaroi. I nisëm një foto Erionit me trotuarin e rregulluar. Na u përgjigj: Për çdo hall që mund t’ua zgjidh bashkia, mos hezitoni, me shkruani. Erioni”, tregon me detaje Berti.

Një fakt i vogël nga banorët e bllokut pranë LZHK. Por tregon se qytetari numër një i Tiranës tregohet korrekt./Albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale