Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përshëndetur marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Qiproja, duke e cilësuar këtë gjashtëmujor si një “mundësi të re” për rajonin. Përmes një mesazhi drejtuar homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, Spiropali konfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të avancuar drejt familjes evropiane.
Spiropali theksoi se Shqipëria pret që Presidenca Qipriote të udhëheqë një proces zgjerimi që është gjithëpërfshirës, i besueshëm dhe i suksesshëm.
“Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri që sjell mundësi të reja, e uroj ngrohtësisht Qipron dhe kolegun tim, me marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë çdo sukses, në këto kohë vendimtare, në avancimin e një agjende evropiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Evropën, vlerat e saj dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të ardhmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.”, shkruan spiropali ne rrjetin social X.
Ka rifilluar procesi i verifikimit të rezultateve
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit ...
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal