Qeveria në Shqipëri harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private.
Projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme.
Përcaktohet një kuadër i qartë rregullash për ushtrimin e veprimtarisë së ndikimit në proceset publike të vendimmarrjes, duke parashikuar detyrimin për regjistrim të çdo individi apo subjekti juridik që angazhohet në lobim, si dhe deklarimin periodik të burimeve financiare dhe shpenzimeve çdo gjashtë muaj.
Nëpërmjet këtij projektligji do të vendoset detyrimi për raportim të saktë dhe të rregullt mbi aktivitetet e lobimit, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe të parimeve etike profesionale, si dhe deklarimi i konfliktit të interesit duke e kthyer lobimin në një proces të ligjshëm, të hapur dhe në shërbim të interesit publik.
Lobimi si instrument ligjor kundër korrupsionit
Në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.
Përmes regjistrit publik të lobimit, çdo kontakt, kontratë apo shpenzim lobimi do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm, duke e bërë të mundur gjurmimin e burimeve të ndikimit dhe të interesave të përfaqësuara.
Projekt-ligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.
Ky proces reformues do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një mjedisi më transparent për funksionet publike, por edhe në forcimin e standardeve të besueshmërisë institucionale, që përbëjnë një shtyllë thelbësore të procesit të integrimit evropian, duke mundësuar kështu një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt forcimit të integritetit publik dhe konsolidimit të mirëqeverisjes.
Miratimi i këtij projektligji do ta pozicionojë vendin tonë në një linjë të qartë përafrimi me standardet e GRECO-s dhe OECD-së për qeverisjen e hapur, transparencën dhe integritetin publik.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet