Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjte (25 shtator) ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë. Sipas vendimit, ky central do të ndërtohet nga shoqëria “MET INVEST”. Ky investim pritet të realizohet brenda 36 muajve me një afat operimi prej 49-vjeçar.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit. Ndërkohë, shoqëria “MET INVEST” ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve.
Po ashtu, qeveria ka miratuar edhe një marrëveshje garancie për një hua ne vlerën 20 milionë euro. Kjo e fundit është lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Tiranës.
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...