Janë gjuajtur me vezë muret dhe xhamat e Ministrisë së Arsimit, teksa maturantët gjenden në një protestë përpara godinës së saj që prej orës 11:00; një protestë kjo e nxitur prej provimit të djeshëm, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Me pankarta në duar, djem dhe vajza dëgjohen të brohorasin “Ministria e Turpit”. Në postime të shumta që qarkulluan përgjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale, maturantët shprehën pakënaqësitë e tyre rreth tezës së formuluar, të cilën e cilësuan të vështirë dhe me pyetje abstrakte apo që gjendeshin jashtë programit.
Në protestë, maturantët kërkojnë mundësi për rivlerësimin e provimit, uljen e katofit (skemës së pikëve) të vlerësimit dhe mosvlerësim të pyetjeve jashtë programit./TCH
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...