Të dielën e shkuar, një 24 vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur me armë zjarri në Francë.
I riu përfundoi në spital me një plumb në pjesën e legenit, por jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, policia zhvilloi kërkime për të gjetur banesën ku jetonte i riu i plagosur atë ditë. Vendbanimi u identifikua shpejt.
Brenda ndërtesës gjenden dy persona, përkatësisht një tjetër shqiptar dhe një vajzës franceze, të dy 23 vjeç. Sapo hapet dera, nga dhoma del një erë e fortë e amoniakut.
Xhandarët vunë re gjithashtu praninë e letrave të aluminit të prera dhe materiale që tjera që përdoren zakonisht për konsumimin e heroinës, në veçanti një tub dhe një lugë e nxirë.
600 gram heroinë dhe 80 gram kokainë
Gjatë kontrollit, u gjetën afërsisht 600 gram heroinë, 80 gram kokainë, 3,600 euro para dhe gjashtë telefona celularë. Të dy të rinjtë janë arrestuar menjëherë nga policia në Saint-Jorioz.
Hetimet e kryera më pas zbulojnë lidhjen e të plagosurit me dy persona e tjerë. Prandaj, ai gjithashtu është vendosur në paraburgim.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...