Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Dobraç të Shkodrës këtë mbrëmje, ku i plagosur ka mbetur një 38-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Admir Bajri, gjendja e të cilit ende nuk dihet. 38-vjeçari është shtruar në Spitalin Rajonal në Shkodër, ku po merr ndihmën mjekësore.
Burime për Top Channel thanë se ndaj tij është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërkohë që ai po lëvizte me mjetin e tij tip “Benz”. Nga vetë mbiemri i cili nuk është i padëgjuar, 38-vjeçari është anëtar i fisit Bajri në Shkodër.
Në foton e siguruar nga Top Channel, mjeti në të majtë tip “Benz”, është makina me të cilën po udhëtonte në momentin e plagosjes.
Policia bën me dije se është rrethuar zona dhe po vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Ende nuk dihet se pse ka ndodhur plagosja, nëse është ndonjë sherr, apo një atentat i planifikuar./tch/
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella