Një 34-vjeçar i identifikuar me inicialet S.B., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.
Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e 34-vjeçarit.
Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tch
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...
“Ata nuk e pritën pranverën” – OVL e UÇK-...
Leonora Jakupi e thotë publikisht: Po, ndonjëherë e veshi je...
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...