“Pse më ke ndaluar, jam portugez”, shqiptari mashtron policin, por e pëson keq

00:43 | 17 Janar 2017
Trina Galanxhi

Një shqiptar që ka mashtruar një polic duke i thënë “jam portugez” e ka pësuar keq. Ai është arrestuar në momentin kur para tij u paraqit një përkthyes i gjuhës portugeze.

Indrit Muslika, i cili hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe po drejtonte një makinë 15 shtatorin e vitit të kaluar kur u ndalua nga policia.

22-vjeçari shqiptar kishte një leje drejtimi portugeze false dhe gjithashtu iu gjetën 1.44 gramë kokainë.

Gjykata e dënoi atë me 10 muaj burg, ku në fund të dënimit ai do të dëbohet në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjete sociale