Puna për zgjedhjet e vitit të ardhshëm ka rinisur, ndërsa gjatë një takimi me Asamblenë Socialiste në njësinë nr. 2 të Tiranës, kryeministri Edi Rama theksoi se është parë e nevojshme një ristrukturim i punës në Bashkinë e Tiranës.
Socialistët po qeverisin për mandatin e katërt radhazi, ndaj kreyministri Edi Rama kërkoi që sukseset e tyre t’u komunikohet shqiptarëve në çdo cep të vendit.
“Duke qenë se ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ne fitoret tona i projektojmnë, i përgatisim duke marrë kohë dhe shumë më parë se gjithë të tjerët, ne kemi parë nevojën të bëjmë një ristrukturim të punës në Bashkinë e Tiranës. Organizimi është A-ja”, nënvizoi kreu i qeverisë.
Në këtë Asamble, drejtuesja politike e Tiranës Ogerta Manastirliu prezantoi ekipin drejtues të socialistëve në Njësinë 2, që përbëhet nga Delina Ibrahimaj, Genti Gazheli, Olta Manjani dhe si përforcim nga drejtuesit e qarqeve, Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Takimi me Asamblenë Socialiste në njësinë nr. 2 vjen menjëherë pas vendimit për nisjen e turit me qytetarët. “Punët për Shqipërinë”, kështu do ta quajnë socialistet turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë, këtë qasje të re komunikimi, që do ti rikthejë në terren për të mësuar dhe zgjidhur problematikat e qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të shtunë në një takim të zgjeruar, me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave, kabinetin qeveritar dhe grupin parlamentar.
/rtsh.al/
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët...
Një muaj që nga fillimi i luftës me Iranin, mijëra njerëz ja...
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media