Më 16 qershor të këtij viti duke filluar nga ora 12 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë do të mbahet një protestë qytetare kundër vrasjeve të grave dhe vajzave.
Ngjarja është paralajmëruar nga një grup qytetarësh përmes rrjetit social Facebook.
Në përshkrimin e ngjarjes së titulluar “Protestë kundër vrasjeve të grave dhe vajzave”, thotë se “kjo protestë qytetare është organizohet në emër të atyre grave dhe vajzave të cilat folën por nuk u dëgjuan”.
“Fildez Hafizi kishte një urdhër mbrojtjeje por u vra, Ariel a Murati u vra rrugës për në rajonin e policisë, pas një sërë kërcënimesh, Xhuljeta Çuni u vra edhe pse e kishte kallëzuar vrasësin e saj plot 4 herë edhe Adriana ishte një grua e dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i denoncuar dhe ky por i lënë i lirë, derisa i morri jetën gruas se nuk i hapi dritaren. Kërkojmë që autoritetet ti marrin seriozisht denoncimet e vajzave dhe grave për dhunë apo përndjekje, në mënyrë që të mos përsëriten raste të tilla. Kërkojmë që media të mos romantizojë rastet e tilla duke i quajtur krime pasioni Gjithashtu kërkojmë që personat e dënuar për dhunë apo krime në familje të mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar”, thuhet në përshkrimin e protestës.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...