Në një dalje për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, kreu i opozitës Lulzim Basha foli për protestat.
Sipas tij qeveria ka rënë para syve të gjithë shqiptarëve, por edhe para botës dhe europës.
Basha u shpreh se qytetarët do t’i japin goditjen përfundimtare qeverisë.
“Rruga e vetme për tu përballur është rruga e angazhimit të gjithë, bashkimit të qytetarëve për t’i dhënë fund kësaj fasade. Ka marrë një goditje fatale nga lëvizja studentore, duhet të marrë një goditje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar.
Për këtë arsye opozita vendosi të udhëheqë protestat qytetare deri në largimin e kësaj qeverie. Si kundër po bëhet gati për të parashtruar një zgjidhje politike për të cilën do të kemi një vendimmarrje konkrete në Këshillin Kombëtar të PD ditën e shtunë dhe do të kemi një mobilizim të opozitës në bashkëpunim me qytetarët”, tha Basha
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...
OVL UÇK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për Gj...
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...