Gjatë ditës së sotme opozita pritet të mbajë protestën e paralajmëruar, ndërsa Policia do të ndërmarrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë. Nga burime policore bëhet me dije se do të jenë rreth 1300 policë që do të angazhohen në protestë.
Protesta e opozitës do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasditen e kësaj të shtune. Protesta do të nisë në orën 18:00, ndërsa kohëzgjatja e saj nuk dihet ende.
Ndërkohë mbi 1300 policë, përfshi këtu edhe efektivë të reparteve special si Shqiponjat, FNSH dhe RENEA, do të jenë të përqendruar pranë kryeministrisë.
Në rreshtin e parë përballë protestues pritet që të vendoset një kordon i përbërë nga punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri të ndërhyjnë në rast se situata agravon.
Godina e Kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, i vendosur në trotuar, pas të cilit do të qëndrojnë efektivët e policisë./faxweb.al
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...