Lidhur me protestën e PD-së të hënën, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë, përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare. Ajo këshillon personelin e ambasadës që të shmangë vendet ku do të mbahet protesta, si dhe të monitorojnë mediat lokale.
“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë Kryeministrisë në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Veprimet që duhen ndërmarrë: Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje; Monitoroni mediat lokale; Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj; Mbani një profil të ulët”, njofton ambasada amerikane.
/rtsh.al/
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...