Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ekspertimin psikik të 21 vjeçarit Mirald Metallari të akuzuar për vrasjen e prindërve të tij në muajin Korrik në banesën e tyre në Bathore.
Metallari u prangos më 24 korrik teksa dërgonte nënën e tij në spital të plagosur ndërsa babain e kishte vrarë në oborrin e shtëpisë shkruan report tv.
Mirald Metallari vrau babain e tij Miftar Metallari me armën e këtij të fundit, pasi Miftari ishte efektiv policie. Pak ditë pas arrestimit ndërroi jetë dhe nëna e tij Nurie Metallari, ndërsa 21 vjeçari para gjykatës pranoi krimin dhe nuk shfaqi pendesë. E gjitha nisi pas një debate në oborrin e shtëpisë mes Miftarit dhe Miraldit, ndërsa pritet që ekspertiza psikike të përcaktoj nëse është apo jo i aftë mendërisht ku dhe rrezikon burg përjete.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin