Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Partisë Demokratike t’i vë në dispozicion të gjitha materialet që ajo ka për Agim Kajmakun, kryetarin e Bashkisë së Vorës që PD e akuzon se është arrestuar në 2013-ën nga autoritetet greke për falsifikim parash dhe i është shmangur drejtësisë në gjithë këto vite duke ndryshuar emrin.
Është pikërisht Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, që i ka bërë kërkesën Partisë Demokratike, pasi dje, sekretari Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi publikoi dokumentet e prokurorisë dhe gjykatës së Janinës që sipas tyre tregonin të gjithë historikun e shmangies nga drejtësia që ka bërë Kajmaku, përmes emrit grek që sipas PD-së mbante në ato vite, Jorgo Toto.
Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi letërporosi autoriteteve greke për dosjen e Jorgo Totos, dhe nëse ai është i njëjti person me kryebashkiakun e Vorës, i cili duhet theksuar se më herët kur ka emigruar në Greqi në vitet 2000, e ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.
Vetë kryebashkiaku i ka mohuar të gjitha akuzat dhe që të jetë ai Jorgo Toto që akuzohet nga autoritetet greke për krimin e rëndë të falsifikimit të parave, por çka që do të hedhë dritë mbi gjithë këtë histori akuzash e kundërakuzash, janë shenjat e gishtërinjve. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar të bëjë krahasim mes shenjave të gishtërinjve të Jorgo Totos në Greqi me ato të Agim Kajmakut, të cilit i ka kërkuar t’i dorëzojë në Policinë Shkencore.
Agim Kajmaku nuk ka shkruar në formularin e vetëdeklarimit që të ketë qenë ndonjëherë i hetuar, gjykuar, apo arrestuar. Nëse kjo del të jetë gënjeshtër, Kajmaku rrezikon të preket edhe nga ligji i dekriminalizimit.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...