Diskutohet projektligjin e ri për prefektin e qarkut këtë të enjte në seancën plenare. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit tha se duhet të forcohet roli i prefektit duke rievidentuar kompetencat
Ndër të tjera ai tha se respekton pavarësinë e pushtetit vendor, ndërsa shtoi se prefekti verifikon aktet normative pa penguar zbatimin.
“Duam të forcojmë rolin e prefektit duke rievidentuar kompetencat në përmbushjet e detyrave dhe rrisim efiçencën. Duke i shkuar me intensitet qeverisës sonë pranë qytetarëve në marrëdhënie që roli që prefekti ka. Pas 7 viteve e gjysmë, që nga momenti që është bërë ligji në vitin 2016, koha ka qenë e mjaftueshëm për të bërë disa rregullime. Të gjithë bien dakord që prefekti duhet të jetë më aktiv, me kompetenca më të mëdha. Duhet të jenë të përcaktuara qartë aktet normative që bëhen objekt i vlefshmërisë.
Ka një kartë të pavarësisë do e quaja unë të vetëqeverisjes së pushtetit vendor. Kur kemi qenë në opozitë kemi luftuar shumë për të. Është një sitëm ‘check and balance’.”, theksoi ministri Balla.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...