Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se është gati për të nisur programi “ALBAdapt”, program ky që përgatit Shqipërinë në përballimin e sfidave klimatike.
Përmes një postimi në Facebook, Kumbaro tha se ky projekt kap vlerën e 35 milionë euro, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Jemi gati për të nisur programin “ALBAdapt” i cili shënon një kapitull të ri që përgatit Shqipërinë në përballimin e sfidave klimatike duke modernizuar rrjetin hidrometeorologjik , duke prodhuar informacion cilësor dhe një kuadër ligjor që e bën këtë sistem të qëndrueshëm.
Tashmë “ndryshimet klimatike” nuk janë më një nocion abstrakt, por një realitet i ri që gjithmonë duhet të na gjejë të mirëninformuar dhe të aftë për të marrë vendimet e duhura, ashtu sikurse dakordësuam së bashku me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe partnerët në këtë projekt prej 35 milionë euro si qeveria gjermane , qeveria zvicerane , Fondi i Gjelbër i Klimës, GIZ Albania dhe agjencitë zbatuese./Arbresh.info
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici