Produktet shqiptare janë përfaqësuar për të dytin vit rradhazi në panairin më të madh aziatik për pijet dhe produktet ushqimore, “Foodex 2017”, zhvilluar nga data 7-10 mars në Tokio të Japonisë.
Stendat e kompanive shqiptare të pranishme në këtë event të rëndësishëm, i vlerësuar si më i madhi i këtij lloji për Azinë, janë vizituar nga qindra vizitorë në ditët e zhvillimit të panairit. Produktet “Made in Albania” dhe kompanitë shqiptare që i prodhojnë ato promovohen falë bashkëpunimit për të dytin vit radhazi të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) me kompanitë vendase. Ky kontribut përkon me misionin që AIDA ka për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare, si dhe promovimin e tyre në tregjet e huaja.
Vetë kompanitë shqiptare, pjesëmarrëse në “Foodex 2017”, e kanë konsideruar si një sukses praninë e tyre në Tokio, pasi kanë patur mundësi të promovojnë produktet e tyre në tregjet aziatike, duke krijuar edhe mundësi për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
Tradita e “Foodex” ka nisur që në vitin 1976, me synimin kryesor promovimin e produkteve ushqimore dhe pijeve në tregun japonez, por edhe më gjerë. Në edicionin e këtij viti, morën pjesë mbi 3,250 ekspozues nga 78 vende të ndryshme të Botës, ndërsa numri i vizitorëve u rrit në 82,434, nga 77,000 që ishte një vit më parë.
Sektorët e industrisë për të cilët është shfaqur interesi më i lartë janë: sektori i shërbimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve; sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë; sektori prodhues, si dhe organizata dhe agjenci publike.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...