E ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ja rrëzoi PD-së një pjesë të padive duke i shuar shpresat për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 9 qarqe, ish-deputetja Albana Vokshi ka bërë denoncimin e radhës lidhur me atë që ajo e cilëson si krim zgjedhor.
Në një postim në ‘Facebook’, Albana Vokshi shkruan se mësuesit e punësuara para zgjedhjeve në Fier ende nuk i kanë marrë rrogat.
Postimi i plotë:
Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo.
Duhet që 3 prej anëtarëve të #KAS të mos i binden më Ramës, por ligjit dhe #masakra #elektorale do të provohet edhe zyrtarisht. Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë #punësimet #elektorale.
Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.
Këtë muaj #mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar.
Nisja e këtij mandati të paligjshëm me mashtrim, keqtrajtim, dhe braktisje për mësuesit na tregon sesa e drejtë dhe e pazëvendësueshme është beteja jonë për ndryshimin dhe #zgjedhjet e #lira e të #ndershme.
#Zgjedhjetëliraetëndershme./tch/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë