Prindërit e 54-vjeçarit Nazmi Goxhaj, i cili humbi kontaktet me ta 3 muaj më parë, ende trokasin të dëshpëruar në dyert e Policisë se Fierit për të ditur mbi fatin e të birit.
Ata kanë dyshime se bashkëshortja e të birit ka dijeni mbi zhdukjen e mistershme të Nazmiut, i cili për herë të fundit u pa në urën e Semanit.
Ata i kanë kërkuar edhe Prokurorisë të marrë në pyetje nusen e djalit te tyre, por deri më tani hetimet nuk kanë zbardhur asgjë.
I vetmi apel që prindërit kanë, është të gjendet trupi i të birit.
Për Policinë e Fierit 54-vjeçari rezulton i zhdukur, ndërsa nga ana e Prokurorisë po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
Ishin disa dëshmitarë që tregonin se 54-vjeçari ishte hedhur nga ura në ujërat e lumit Seman, por trupi i tij nuk është gjetur ende.
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...