Google ADS

​Parandalohet vrasja në Durrës, arrestohen 3 vrasës me pagesë

19:54 | 19 Janar 2016
Arbresh.info

Parandalohet një vrasje me pagesë në qytetin e Durrësit. Policia ka vënë në pranga tre shtetasit që do ta kryenin këtë vrasje kundrejt shumës 10 mijë euro.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës dhe një tentativë vrasje midis tyre.

Tre persona janë arrestuar sot nga policia e Durrësit pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi që kryenin vrasje me pagesë.

Të arrestuarit dyshohet se ishin paguar për të ekzekutuar një të ri në afërsi të fabrikës së tullave në Maminaz kundrejt një shume prej 10 mijë euro.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishjen e pazareve të drogës.

Aktualisht në polici janë shoqëruar 10 persona, ndërsa në telefonin e njërit prej të arrestuarve është gjetur numri i telefonit të personit që dyshohet se porositi vrasjen.

Të arrestuarit janë:

G. D. 38 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;

D. N. 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës;

B. Sh. 31 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Benz dhe në banesat e shtetasve të mësipërm, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

një armë zjarri tip automatik model 56;

një pistoletë me mulli, kalibër 38;

dy krehëra me 60 fishekë;

automjeti tip Benz me targa gjermane HTB564;

dy kapuça- maskë;

tre palë doreza;

dy shishe benzinë 1.5.litra;

2 celularë.

Sipas bluve, “tre personat e arrestuar janë eksponentë me rrezikshmëri të lartë kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm, në fushën e veprave penale kundër personit dhe trafikimit të lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, në thelb është një konflikt midis dy grupeve kriminale për prishje të pazareve në fushën e lëndëve narkotike dhe lidhet më një tentative vrasje midis tyre.

Shtetasit e mësipërm, kishin planifikuar që pasi të kryenin aktin kriminal do të digjnin mak inën dhe do të largoheshin me një automjet tjetër.

Drejtoria e Policisë Durrës, nuk jep më shumë detaje mbi objektin e sulmit dhe personat e përfshirë për arsye hetimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë” .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm