Tre persona janë proceduar nga policia e Pogradecit për prerje të paligjshme të pyjeve. Policia ka sekuestruar 30 metër kub lëndë drusore të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës gjatë një kontrolli ndaj shtetasve Alban e Nezir Torra, që të dy nga fshati Velçan, dhe Fuat Maxhari, nga fshati Osnat. Lënda drusore ishte ngarkuar në 2 automjete të tonazheve të rënda.
Prej disa ditësh, policia e Pogradecit ka nisur një aksion për ndalimin e personave, të cilët njihen për prerje të paligjshme të pyjeve në zonat e thella malore të këtij rrethi. Policia ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë mbi 20 të proceduar për të njëjtën vepër penale, ndërsa të tjerë janë gjobitur nga shërbimi pyjor.
Megjithë këto procedime penale, por dhe gjoba të shumta, banorët e zonave të thella vazhdojnë të presin në mënyrë të paligjshme pyjet, me qëllim shitje e lëndës drusore. Zonat e Proptishtit dhe Trebinjës janë sipërfaqet ku është konstatuar prerja më e madhe e pyjeve.
Kapet duke kaluar ilegalisht kufirin, ndalohet shtetasi i Se...
Aksident në Lipjan, një i mitur lëndohet rëndë
Pacolli uron Fitër Bajramin: Paqe, lumturi dhe begati për çd...
Ambasadori gjerman: Dialogu dhe zbatimi i ligjeve, kyç për s...
Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin
Hamza uron Fitër Bajramin: Le të bashkohemi në frymën e soli...