Shqipëria vizitohet pothuajse gjatë gjithë vitit nga tursitët, por sezoni turistik i organizuar nis zyrtarisht në fund të majit.
“Çarterat e parë vijnë më 26 maj, dhe të fundit vijnë nga fillimi i tetorit. Shifrat janë më mirë se vitin e kaluar, diku tek 20% më shumë turistë këtë sezon.”
Nëse vitin e kaluar kishim 5 milionë e 600 mijë turistë, këtë vit mund të kemi mbi 6 milionë turistë, duke iu rikthyer shifrave të para pandemisë, pra të vitit 2019, që ishte viti më i mirë në turizëm.
Do të kishim shifra akoma më të mira nëse nuk do kishte ndikim lufta në Ukrainë, pasi vetëm nga këto vende, pra nga Ukraina dhe Rusia e Bjellorusia, ne kishim parashikuar rreth 200 mijë turistë, që ishin turistë të organizuar me anë të kontratave dhe që nuk do të vijnë dot për shkak të luftimeve.
Ndikim në përmirësimin e situatës tursitikë ka edhe heqja e masave të pandemisë duke nisur nga 1 Maji. Nuk kërkohet më testi PCR, nuk kërkohet pasaporta e vaksinimit, kështu që besojmë se po kthehemi në një kohë normale.
Përsa i përket turzmit të brendshëm është ai lloj turizmi i lidhur kryesisht me Rivierën. Çmimet e hoteleve këtë vit janë rritur shumë për shkak të krizës botërore energjitike, rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, dhe karburanteve. Ka raste që çmimet e hoteleve janë 50% më shtrenjtë krahasuar me vjet.
Kjo ka bërë që të ulet numri i ditëve të pushimeve. Nëse vitin e shkuar ti merrje një hotel në Himarë për 7 ditë, këtë herë më të njëjtën sasi parash do të rrish 4 ditë. Ne besojmë se do të ketë një reduktim të ndjeshëm të këtij lloj turizmi, pasi qyetarët shqiptarë nuk kanë mundësi të përballojnë çmimet e rritura e ndoshta do të kërkojnë alternative të tjera të lira për të pushuar, me shumë gjasa jashtë vendit./tch/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...