Presidentja e Lituanisë, znj. Dalia Grybauskaite, uron z. Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përmes një telegrami, znj. Grybauskaite, thekson se ky vit shënon 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Lituanisë dhe Shqipërisë dhe se shpreson fort që, gjatë presidencës së z. Meta, dy vendet do të vazhdojnë të kenë një dialog dypalësh të hapur dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
Shkëlqesi,
Ju lutem pranoni urimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Ju uroj sukses të vazhdueshëm dhe urtësi në kryerjen e detyrave të rëndësishme dhe plot përgjegjësi në këtë post.
Ky vit shënon 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Lituanisë dhe Shqipërisë. Shpresoj fort që, gjatë presidencës tuaj, dy vendet tona do të vazhdojnë të kenë një dialog dypalësh të hapur, si dhe të vazhdojnë të bashkëpunojnë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior. Unë gjithashtu besoj se zgjerimi në mënyrë të vazhdueshme i marrëdhënieve midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë do ti krijojë më shumë mundësi qytetarëve tanë që bashkërisht të zhvillojnë aktivitete me interes të përbashkët dhe të thellojnë njohuritë e tyre për vendet dhe kulturat tona.
Shkëlqesi, më lejoni dhe një herë t’ju përcjell urimet e mia me rastin e zgjedhjes tuaj dhe sigurimet e konsideratës time më të lartë. Ju përcjell gjithashtu urimet e mia më të mira për unitet, sukses dhe begati të popullit shqiptar.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit