Presidenti i Republikës, i cili me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ndodhet në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Izraelit, Netanyahu.
Meta shkruan se mes shqiptarëve dhe izraelitëve është një marrëdhënie unike.
“Kënaqësi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen”, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.
Në Paris janë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hor...
LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...