5 ushtarakë italianë janë plagosur në Kirkuk të Irakut në një atentat me eksploziv. Konfirmimi ka ardhur nga ministria e mbrojtjes italiane. 5 ushtarakët janë evakuar menjëherë me helikopterë amerikanë. Nga 5 të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë me plagë në këmbë, e për njërin ka qenë e nevojshme prerja e këmbës.
Sipas shtabit Italian të mbrojtjes ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës, kur një bombë artizanale ka shpërthyer kur ekipi Italian po lëvizte në këmbë. Prokuroria italiane ka hapur hetim për akt terrorist me pasoja të rënda. Ushtarakët po kryenin aktivitet stërvitor dhe mësimor për forcat e sigurisë irakene të angazhuara në luftën kundër ISIS.
Për këtë ngjarje ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në rrjetin social “Facebook” shkruan:“Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë”, shprehet Meta.
Kreu i shtetit e konsideron sulmin si një atentat të pabesë dhe uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.
“Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.
Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira!”, shkruan Presidenti Meta./abcnews.al
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...