Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian.
Në një njoftim për shtyp nga zyra e kreut të shtetit, thuhet se Presidenti mirëpriti rekomandimin e përsëritur të KE që Shqipëria të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, me shpresën që ky rekomandim të marrë edhe miratimin e vendeve anëtare.
Kreu i Shtetit uroi gjithashtu për fitoren e qartë të forcave pro-evropiane gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, si inkurajim për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin evropian./tvklan.al/
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...