Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij pas aksidentit ajror tragjik që ndodhi në Ahmedabad, Indi.
Përmes një mesazhi në platformën “X”, Presidenti Begaj u shpreh thellësisht i trishtuar për humbjen e jetëve dhe përcolli ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjet e viktimave dhe popullin indian, në emër të Shqipërisë.
“Thellësisht i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit.”- theksoi ai.
Një avion i kompanisë Air India, me destinacion Londrën dhe me 242 persona në bord, u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë Perëndimore. Sipas shefit të policisë lokale, deri më tani janë gjetur 204 trupa.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë dhe ka nxitur reagime ndërkombëtare, duke sjellë mesazhe solidariteti dhe mbështetje për popullin indian në këtë kohë zie./Arbresh.info
Vjedhje e rëndë në Marec, arrestohen tre të rinj
Rama publikon pamje krenarie të ushtarëve shqiptar nga Regji...
Prokuroria e Prizrenit nis hetimet për shkelje të procesit t...
Prokurori Tieger: Vrasja e Jasharëve zgjeroi luftën në Kosov...
Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ ...
Man Utd i interesuar në yllin e madh të Juventusit