Pas deklaratave të Ambasadores franceze bërë në një intervistë për ABC News vjen dhe reagimi i Presidencës.
“Presidenti Meta nuk ndalon asnjë ambasador të bëhet qesharak dhe karagjoz duke hyrë në debate juridike që nuk ekzistojnë, pasi Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese e kanë të shkruar qartë dhe prerë se Presidenti s’mund të bëjë dy emërime të menjëhershme në Gjykatën Kushtetuese”- shkruan zëdhënesi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi.
Blushi shprehet gjithashtu; “Presidenti nuk i ndalon ata t’i drejtohen vetë Komisionit të Venecias e ta pyesin Kush është me e rëndësishme, Kushtetuta e Shqipërisë apo Dvorani i Partisë”.
Presidenti sipas zëdhënësit te tij ka një pyetje për Ambasadorët që Blushi i quan “dhunues të çdo norme diplomatike dhe Konvente”, a i keni marrë leje Kryetarit të shtetit tuaj kur hyni në lojrat e grupit të strukturuar diplomatik për të diskutuar dekretet e Kryetarit të një shteti që e ka shpallur Pavarësinë që në vitin 1912? /abcnews.al
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin