Prangosen 3 protestues të Unazës,familjarët: Duan të na frikësojnë

11:48 | 25 Korrik 2019

Babë e bir u arrestuan dy ditë më parë te Unaza e Re, pas protestave kundër prishjes së banesave të tyre.

Ndërsa gjykata do të jepte masën e sigurisë për ta, protestues të shumtë janë paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës. Ata janë përplasur me policinë dhe për rrjedhojë janë arrestuar 3 protestues të tjerë.

Një familjar i të arrestuarve deklaroi se prangosjet bëhen për të trembur protestuesit.

“Këtu është skandal. Ju si media vetëm hajdeni pas orës 9 dhe do të shikoni sa tmerr që është. Këto të arrestojnë pse proteston, pse mbron pronën, shtëpinë tënde.

Ata po mundohen të frikësojnë njerëzit me këto arrestime. Ne kërkojmë lirim të menjëhershëm”, tha një i afërm i të arrestuarve./bw

Shpërndaje në rrjete sociale