Policia ka nisur procedimin penal ndaj kryeplakut të fshatit Simon në Mirditë, pasi akuzohet se ka lëshuar vërtetime të falsifikuara për gjakmarrje. Më konkretisht, kreu i komunës Simon në Mirditë dhe një person tjetër kanë përfunduar në pranga, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Dje ka filluar procedimi penal për shtetasit: Gjergj P, 65 vjeç, banues në fshatin Simon, Komuna Kaçinar Mirditë, me detyrë kryetari i fshatit Simon, pasi ka lëshuar një vërtetim të falsifikuar shtetasit B L., si i ngujuar dhe ky shtetas mund të përfitonte azil në vendet Shengen.
Bardhok L, 42 vjeç, banues në fshatin Simon, Komuna Kaçinar, Mirditë, pasi nga Komisariati i Policise Rinas, gjatë udhëtimit së bashku me familjaret e tij në drejtim të Italisë, gjatë kontrollit ne PKK Rinas i është konstatuar një vërtetim i lëshuar nga kryetari i fshatit me tekst si i ngujuar dhe dyshohet se ky vertetim është fiktiv (falsifikuar).
Materialet hetimore për këta dy shtetas i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumentave”. /albeu.
McAllister konfirmohet te Liverpooli
Haxhiu flet për të burgosurit në Kumanovë: Kërkesën duhet ta...
Doarsa Kica-Xhelili, deputetëve të pozitës: E mbështesni pol...
Rama: Serbia s’ka fuqi që t’i prek asnjë fije floku Kosovës
Zelensky viziton Khersonin nën ujë, shqetësim për minat, 600...
Raportime për bomba në shkollat e Malit të Zi dhe në ndërtes...