Një 31 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të korruptojë policinë për shkeljen e bërë me mjetin e tij në superstradën Lezhë-Shkodër.
Bëhet fjalë për 2.000 lekë të cilat i janë dhënë ryshfet, por uniformat blu menjëherë kanë marrë masat e menjëhershme. 31 vjeçari Tonin Pjetri, banues nëf shatin Kallmet i Vogël, Lezhë, gjatë paradites së sotme, në superstradën Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë rrugore, u ka dhënë lekët për të mos marrë gjobë për një shkelje të Kodit Rrugor.
Ai drejtonte mjetin me targë AA262FM. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Osmani flet me presidenten e Sllovenisë për zhvillimet në Ko...
Mehaj nderohet me titullin “Qytetar nderi” në Gostivar
Katër fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë
VV-ja del me video: Republika e Kosovës nuk i nënshtrohet mi...
Një mami ‘hot’ si Arbenita Ismajli
“Teksti është shkruar në Beograd”, thotë Berisha për propozi...