Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg Laert Hasallën, 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas të Lushnjës, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, pasi ka porositur një vrasje të mbetur në tentativë. Ngjarja e rëndë, që ndodhi në vitin 2023, ka pasur motive gjakmarrjeje dhe është shkaktuar nga një konflikt pronësie.
Sipas hetimeve, Laert Hasalla ka paguar Mariglen Matjanin, 31 vjeç (i cili është aktualisht i dënuar), për të kryer vrasjen e Marius Hasallës. Matjani ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonte Marius Hasalla, me qëllim të vrasjes së tij. Megjithatë, qëllimi nuk ka arritur të realizohet, pasi si pasojë e të shtënave, është plagosur e afërmja e Marius Hasallës, B. S., e cila po udhëtonte në të njëjtin automjet.
Gjatë hetimeve, ka rezultuar se ky konflikt ka lindur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për pronën, duke çuar në një cikël hakmarrjeje mes të afërmve.
Laert Hasalla ka qenë nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë hetimeve, pasi dyshohej për rolin e tij si porositës i krimit.
Gjykata ka vendosur dënimin e tij me 25 vite burg, si porositësi i vrasjes.
/rtsh.al/
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin