Kushtet financiare për bizneset dhe familjet vijojnë të mbeten të favorshme, të karakterizuara nga norma të ulëta interesi dhe prime të reduktuara rreziku.
Banka e Shqipërisë raporton se, kostot e financimit të sektorit bankar të sektorit privat dhe të sektorit publik, janë të ulëta, në reflektim të kursit akomodues të politikës monetare.
“Normat e ulëta të interesit për kredinë në lekë kanë ndihmuar zgjerimin e portofolit të kredisë në monedhën vendase, i cili mbetet instrumenti i preferuar i financimit dhe mbështetësi kryesor i zgjerimit të kredisë për sektorin privat. Ritmi i rritjes vjetore të kredisë në lekë shënoi vlerën 6% në muajin gusht. Në fund të këtij muaji, kjo kredi përbën rreth 46.1% të kredisë totale”, citon raporti i publikuar së fundi nga BSH-ja.
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje