Pamjet e rrugëve të Tiranës gjatë natës janë publikuar nga Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit ka publikuar gjatë natës një video ku shihen rrugë të Tiranës bosh, ndërkohë që qytetarët nuk mund të lëvizin në këmbë pas orës 18:00.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ policia thekson se ajo çfarë u kërkohet qytetarëve është që të rrinë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, transmeton Balkanweb.
“Ajo që kërkohet nga çdo qytetar është të rrijë në shtëpi, duke respektuar oraret e vendosura në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Na ndihmoni dhe ju, të mos ndëshkoheni me gjoba!”, shkruan policia, ndërsa ne videon e publikuar shihet se rruget jane bosh.
https://www.facebook.com/Policia-e-Shtetit-1502420603377639/videos/206867283856524/
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...