Aksioni për kapjen e autorit të pestë të super grabitjes që ndodhi më 9 shkurt në Qafë-Kashar, ku u vodhën paratë e bankës BKT, ka ngritur në ‘këmbë’ Policinë e Shtetit.
‘BalkanWeb’ mëson se në këto momente forca të shumta policore kanë mësyrë nga toka dhe ajri në Farkë. Policia është mobilizuar, me blinda, armatim modern dhe snajpera për të kapur të shpallurin në kërkim, ideniteti i të cilit nuk dihet ende.
Deri më tani Policia ka arrestuar 4 nga 6 autorët e dyshuar për supergrabitjen e 3.2 milionë dollarëve të BKT-së më 9 shkurt 2017 në rrugën e Rinasit. Gazetari Artan Hoxha tha për “BalkanWeb” se “janë arrestuar 4 persona, 2 prej tyre ish-efektivë Komando si dhe janë shoqëruar 10 të tjerë gjatë operacionit masiv të zhvilluar sot në Vorë e Prezë”.
Po kështu mësohet se Policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura. Dy prej të arrestuarëve janë sjellë nga forca të shumta policie në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...