Policia në Shqipëri ka refuzuar lejen e opozitës për të zhvilluar protestën e paralajmëruar më 5 mars para Parlamentit.
Në letërkëmbimin drejtuar selisë blu, policia duke u ndalur tek incidentet e protestave të organizuara nga opozita, ka theksuar se protesta e të enjtes cenon sigurinë e deputetëve gjatë hyrjes në Kuvend.
Sipas dokumentit të firmosur nga drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, protesta e opozitës krahas cenimit të sigurisë së hyrje daljeve të deputetëve të mazhorancës përbën gjithashtu rrezik për sigurinë kombëtare në vend.
Policia i kërkon opozitës që ta zhvendosë protestën në një zonë tjetër ku nuk cenohet rendi dhe siguria.
Por nga ana tjetër, PD e ka cilësuar vendimin e policisë për moslejimin e protestës si një shkelje të Kushtetutës.
Sipas PD, në asnjë prej protestave të organizuara prej opozitës nuk është dëmtuar asnjë polic.
Në letërkëmbimin mes palëve, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet gjithashtu se protesta do të zhvillohet pavarësisht se policia nuk e lejon. /Vizionplus/


U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...