Dokumentat ishin aq afër origjinales, sa që shqiptari me ta mund të gjente vendbanim dhe punë në Sachsen-Anhalt.
Por ndaj lojës së shqiptarit u treguan të vëmendshëm autoritetet kufitare gjermane.
Policia gjermane e Rosenheimer të mërkurën (2 maj) ka kontrolluar në kufi një tren që vinte nga Italia. Aty është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, shkruan focus.de.
Fillimisht ai u përpoq të fshehej nga policia, ndërsa më pas të arsyetohej me dokumenta të falsifikuara, përcjell albinfo.ch. Me gjasë ai kishte kaluar kufirin disa herë me dokumenta të parregullta.
Pasi pretendoi se dokumentat mund ti kishte lënë pa kujdes në tualet, ai nuk gjeti asnjërën sosh. Më pas u dorëzua dhe tregoi kartën e identitetit italian dhe sigurimin shëndetësor. Policia gjermane menjëherë kuptoi se dokumenti ishte fals dhe në çantën e tij ndodheshin edhe tre dokumenta tjera tërësisht të falsifikuara – gjithashtu me identete tjera.
Kur ia bënë testin e gishtave, u kuptua se 48 vjeçari ishte nga Shqipëria, të cilit i ishte refuzuar kërkesa e azilit në 2017 dhe ishte dëbuar. Atij i ishte refuzuar hyrja në Gjermani për tre vjet, por në Milan kishte gjetur personat që ia kishin bërë letërnjoftimin fals.
Dokumentat ishin aq afër origjinales, sa që shqiptari me ta mund të gjente vendbanim dhe punë në Sachsen-Anhalt. Por ndaj lojës së shqiptarit u treguan të vëmendshëm autoritetet kufitare gjermane.
Shqiptari është dërguar në paraburgim.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj